Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
EMRI/ Shqiptari “magjistar” arratiset për herë të katërt nga burgu i sigurisë së lartë në Itali
Një arratisje spektakolare ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Opera, Milano, ku i dënuari shqiptar Taulant Toma, 41 vjeç, është shpallur në kërkim pas zhdukjes nga qelia e tij të dielën në mëngjes. Sipas mediave italiane, alarmi u dha rreth orës 08:00, kur oficerët e policisë së burgut nuk e gjetën Tomën gjatë kontrolleve të mëngjesit. Hetimet paraprake tregojnë se ai mund të ketë prerë hekurat e dritares, është ngjitur në oborr dhe më pas ka kaluar murin rrethues, duke u zhdukur pa lënë gjurmë. Forcat e sigurisë po kontrollojnë zonën përreth burgut dhe territoret përreth Milanos, ndërsa po analizohen me imtësi edhe pamjet e kamerave për të rindërtuar çdo hap të arratisjes. Kjo është herë e katërt që Toma i shpëton...