Ishte dënuar deri në 2048-ën për disa vepra kriminale/ Shqiptari e bënë sërish, arratiset në mënyrë spektakolare, këtë herë nga burgu i Milanos

Ishte dënuar deri në 2048-ën për disa vepra kriminale/ Shqiptari e bënë sërish, arratiset në mënyrë spektakolare, këtë herë nga burgu i Milanos

Taulant Toma, 41 vjeçari shqiptar, i dënuar deri në vitin 2048, u arratis ditën e sotme nga burgu i Milanos duke u ngjitur mbi murin rrethues 6 metra të lartë.  Ai kishte punuar prej kohësh në hekurat e qelisë për të hapur një rrugë arratisjeje. Më pas, pjesa më e thjeshtë ishte zbritja nga muri 6 metra i lartë i burgut të Operas, i ndihmuar nga çarçafë të lidhur mes tyre. Asgjë e re për Taulant Tomën, të burgosurin 41-vjeçar shqiptar, me përvojë në arratisje si në Itali ashtu edhe në Belgjikë. Sipas mediave italiane, ai u zhduk në errësirë, midis orës 6 dhe 7 të mëngjesit. Policia e burgut dha alarmin një orë më vonë, ndërsa kërkimet tashmë janë shtrirë në të gjitha forcat...