Drejtësi për Erionin! Të rinjtë organizojnë një protestë paqësore në Bulqizë për vrasjen e 15-vjeçarit në Durrës

Drejtësi për Erionin! Të rinjtë organizojnë një protestë paqësore në Bulqizë për vrasjen e 15-vjeçarit në Durrës

Protesta paqësore në Bulqizë BULQIZË- Një grup të rinjsh në Bulqizë ka organizuar një protestë paqësore pas humbjes tragjike të bashkëmoshatarit të tyre, 15-vjeçarit Erion Boba pas një sherri me thika në qytetin e Durrësit. Me pankarta në duar, ata apeluan për më shumë siguri dhe mbrojtje të jetës së të rinjve. Gjithashtu të rinjtë kërkuan nga institucionet shtetërore që të ndërmarrin masa për të parandaluar ngjarje të tilla. Ata shprehën ngushëllimet e tyre për familjen e Erjon Bobës. “Ne si të rinj e kemi përjetuar shumë keq se të gjithë mund të ndodhi të dalin dhe të na vrasin. Na rrezikohet çdo ditë jeta dhe të mos jemi të siguritë të flasim atë që duam, të bëjmë atë që duam dhe ne nuk duhet...