Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë dhe ekspertët janë të habitur

Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë dhe ekspertët janë të habitur

Një lloj shumë i rrallë kanceri po rritet me shpejtësi tek gjeneratat më të reja dhe askush nuk e di pse. Kërkimet e fundit në SHBA tregojnë se gjenerata X dhe gjenerata Y kanë tre deri në katër herë më shumë gjasa sesa gjeneratat më të vjetra të diagnostikohen me kancer të apendiksit, organi sa një gisht që varet nga trakti ynë tretës dhe për të cilin pak kush mendon, përveçse kur diçka shkon keq. Historikisht, kanceri i apendiksit prekte pothuajse gjithmonë njerëz më të moshuar, por sot, një në çdo tre pacientë me këtë lloj kanceri diagnostikohet nën moshën 50 vjeç. Autorja kryesore e dy analizave të fundit, epidemiologia dhe biologia molekulare Andreana Holowatyj nga Universiteti Vanderbilt, kërkon të kuptojë pse. Prej vitesh ajo...