Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
EMRI/ Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të katërt nga burgu
Dënimin e ka të vlefshëm deri në vitin 2048, por Taulant Toma, 41-vjeçar shqiptar, ka vendosur “ta përshpejtojë” lirimin e tij, raporton Corriere della Sera. Që prej mëngjesit të së dielës, ai po kërkohet kudo në dhe përreth burgut të sigurisë së lartë të Operas në Milano. Toma, me precedentë penalë për grabitje, vjedhje dhe trafik droge, njihet si një ekspert arratisjesh. Alarmit iu dha në orën 08:00 të mëngjesit, kur gjatë kontrollit rutinë, gardianët nuk arritën ta gjenin në qelinë e tij. Si ndodhi arratisja? Sipas hetimeve paraprake, Taulanti ka prerë hekurat e dritares së qelisë dhe është ngjitur në oborrin e brendshëm. Më pas ka kapërcyer murin perimetral dhe është zhdukur pa lënë gjurmë. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për...