Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Ishte shpallur në kërkim për atentatin e shtatorit në Shkodër, arrestohet 17-vjeçari Danjel Ndreu
Foto nga atentati në Shkodër SHKODËR- Ka rënë në prangat e policisë 17-vjeçari i shpallur në kërkim për atentatin e ndodhur në fillim të shtatorit në Shkodër. I arrestuari është i riu Danjel Ndreu, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në atentatin mafioz të 8 shtatorit, nga i cili mbetën të vrarë Liridon Kraja dhe Armando Pali. Ndërsa të plagosur mbetën Erogen Brajoviç dhe kamarierja e lokalit Meri Kaceri. Arrestimi i tij u bë i mundur gjatë një kontrolli rutinë të policisë. Në makinë iu gjetën disa doza lënde narkotike, kokainë. Ndreu ishte shpallur në kërkim edhe për vjedhjen e një motorri në muajin gusht. Si ndodhi ngjarja? Ishte mëngjesi i 8 shtatorit në Shkodër, kur një breshëri plumbash u dëgjua pranë lokalit në lagjen...