VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit ku u përfshi furgoni i FNSH-së në Fier

VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit ku u përfshi furgoni i FNSH-së në Fier

Foto nga vendngjarja FIER- Janë publikuar pamjet vendi i quajtur “Kthesa e Çakranit” të cilat tregojnë furgonin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) i cili paraditen e sotme u përplas me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal. Aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga një manovër e gabuar e bërë nga 20-vjeçari Ardonelo Yzeiraj, i cili drejtonte makinën dhe ka goditur nga pas furgonin ku ndodheshin 3 efektivët e FNSH-së. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre efektivë policie, të cilët u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /ZËRI