Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Kosova E Diel, 7 Dhjetor 2025 13:35 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë i ka miratuar mbi 70 mijë aplikime për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Sipas të dhënave preliminare, gjatë periudhës 11-ditore (26 nëntor – 6 dhjetor) përmes platformës elektronike të KQZ-së, janë pranuar mbi 84.700 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar rreth 71.900 ndërkaq janë refuzuar rreth 6.700. Në vlerësim e sipër janë rreth 5.900 aplikime”, ka thënë Elezi në disa përgjigje me shkrim. Ai ka bërë të ditur se pjesa më e madhe e votuesve janë regjistruar për të votuar përmes postës, mbi...