Vodhi një dyqan, shpallet në kërkim i riu nga Gjirokastra

Vodhi një dyqan, shpallet në kërkim i riu nga Gjirokastra

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër bëri të ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim një 18-vjeçar, i dyshuar për vjedhje. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi K. Ll., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetases Zh. K. Pas kallëzimit dhe veprimeve hetimore, Policia ka nisur procedimin penal dhe po punon për kapjen e tij. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila do të vijojë hetimet për veprime të mëtejshme.