Sherr për pronat në Gjirokastër, procedohet penalisht një 39-vjeçar

Sherr për pronat në Gjirokastër, procedohet penalisht një 39-vjeçar

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit R. D., 39 vjeç, banues në Gjirokastër. Sipas Policisë, 39-vjeçari dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. Gj., për çështje të lidhura me pronësinë. Pas verifikimeve të para dhe mbledhjes së provave, çështja i është kaluar organit të akuzës. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila do të vazhdojë hetimet për veprime të mëtejshme.