Tragjedi në Jug të Kretës, fundoset varka, 18 persona humbin jetën

Tragjedi në Jug të Kretës, fundoset varka, 18 persona humbin jetën

Foto ilustruese KRETË- Në jug të Kretës, janë gjetur të paktën 18 trupa të pajetë pasi një varkë e gjysmë e fundosur dyshohet se transportonte emigrantë. Incidenti ndodhi rreth 26 milje në jugperëndim të ishullit Chryssi, në Ierapetra. Dy persona u gjetën të gjallë dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas hetimeve të para, viktimat mund të kenë vdekur nga hipotermia, për shkak të të ftohtit të madh dhe erërave. Varka u zbulua nga një anije me flamur turk, që sinjalizoi autoritetet greke. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar numrin e saktë të personave që ndodheshin në varkë dhe shkaqet e ngjarjes./ZËRI