Nis numërimi mbrapsht, ndizen dritat e pemës së Krishtlindjeve në “Sheshin Skëndërbej”

Nis numërimi mbrapsht, ndizen dritat e pemës së Krishtlindjeve në “Sheshin Skëndërbej”

Pema në sheshin Skënderbej TIRANË- Një atmosferë magjike e fundvitit u ndje dhe mbrëmjen e sotme në sheshi “Skënderbej” në Tiranë, pasi u ndezën dritat e pemës së Krishtlindjeve. Ishte kryebashkiakja e komanduar, Anuela Ristani, ajo që shtypi butonin duke ndezur dritat. Atmosfera festive u shoqërua dhe nga koritë e shkollave, artistët e vegjël dhe grupet e baletit, ndërsa zërat e qindra fëmijëve dhe të rinjve mbushën sheshin me këngë dhe gaz, duke krijuar një mbrëmje plot ngrohtësi dhe magji për të gjithë të pranishmit./ZËRI