Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Elon Musk sulmon BE-në pas gjobës prej 120 milionë eurosh ndaj platformës X: Bashkimi Europian duhet të shfuqizohet
Bota E Shtunë, 6 Dhjetor 2025 21:54 Miliarderi Elon Musk ka shpërthyer kundër Bashkimit Europian, pak orë pasi Komisioni Europian vendosi një gjobë prej 120 milionë eurosh ndaj platformës X për shkelje të rregullave mbi përmbajtjen online. Manjati reagoi ashpër, duke deklaruar se BE-ja duhet të shfuqizohet dhe sovraniteti t’u rikthehet shteteve anëtare. Qëndrimi i tij u publikua një ditë pas prezantimit të “Strategjisë së Sigurisë Kombëtare” nga Shtëpia e Bardhë, ku theksohet aleanca jetike SHBA–Europë, por edhe rënia ekonomike e kontinentit. Në dokument nënvizohet se GDP-ja europiane ka rënë nga 25% e ekonomisë botërore në 14% që prej vitit 1990, ndërsa paralajmërohet për “rrezikun e humbjes së qytetërimit europian” për shkak të politikave migratore, centralizimit burokratik dhe krizës demografike. Sipas vizionit të ish-presidentit Donald...