Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Një telefonatë nga Cristiano Ronaldo ka gëzuar presidentin Donald Trump. Në postimin e tij, presidenti amerikan nuk e fshehu admirimin e tij për superyllin portugez të futbollit, duke e quajtur atë “një djalë të jashtëzakonshëm, jo vetëm si atlet, por edhe si person”. “Cristiano Ronaldo, futbollisti i madh, sapo më telefonoi për të më falënderuar për turin që i bëra këtë javë në Shtëpinë e Bardhë dhe Zyrën Ovale. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, jo vetëm si atlet, por edhe si person. Nuk ka më të mirë se ai!!!”, shkruan ai. Kujtojmë se muajin e kaluar, Cristiano Ronaldo ishte në Uashington dhe u prit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, në Zyrën Ovale. Ylli portugez mori pjesë në delegacionin saudit që vizitoi kryeqytetin amerikan....