Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
BE: Gjobë prej 120 milionë eurosh për platformën X
Foto ilustruese BRUKSEL- Komisioni Evropian e gjobiti shërbimin online të Elon Musk-ut me 120 milionë euro për mungesë transparence në reklama dhe llogaritë e përdoruesve. "Detyra jonë është që të sigurojmë që legjislacioni ynë digjital të zbatohet", theksoi Komisionerja e BE-së për Çështjet Digjitale, Henna Virkkunen, në Bruksel. Kjo është gjoba e parë e vendosur nga Komisioni sipas Ligjit të BE-së për Shërbimet Digjitale (DSA). Llogari të rreme përdoruesish me pagesë, reklama të paqarta Autoritetet e Brukselit nisën hetimin kundër X në dhjetor 2023. Ndër të tjera Brukseli akuzon platformën X për përdorimin e shenjës së bardhë e blu për llogari përdoruesish me pagesë për të sugjeruar në mënyrë të rreme se këto llogari janë autentike dhe të verifikuara. Komisioni i BE-së gjithashtu kritikon faktin se nuk është gjithmonë e qartë se...