Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Nga paraja fizike te sistemi digjital: Masat për reduktimin e cash-it
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit prezantoi së fundmi nismën kombëtare “Cashless Albania 2030”, një strategji afatgjatë që synon të reduktojë ndjeshëm përdorimin e parasë fizike dhe të nxisë kalimin drejt pagesave elektronike në të gjithë ekonominë. Plani parashikon objektiva të qarta dhe mekanizma të koordinuar pune që do të shtrihen në vite, me qëllim modernizimin e sistemeve të pagesave, uljen e informalitetit dhe rritjen e transparencës. Sipas dokumentit të prezantuar, objektivi kryesor është që deri në vitin 2028 vendi të ketë mbulim universal me terminale POS, të paktën 60% e pagesave të kryhen në mënyrë dixhitale dhe të gjitha institucionet publike të pranojnë pagesa jo-cash. Këto synime përbëjnë bazën e transformimit drejt një ekonomie që funksionon më shumë përmes kanaleve elektronike, duke ulur përdorimin e...