Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Rezoluta e IDU/ Këlliçi: Narkoshteti merr goditjen e radhës, direkt nga zemra e botës perëndimore
Organizata ndërkombëtare e partive të djathta, e udhëhequr nga Partia Republikane amerikane, ka miratuar një rezolutë mbi Shqipërinë. Belind Këlliçi, në një reagim në rrjetet sociale shkruan se Rezoluta e miratuar ka në themel: Rrëshqitjen demokratike, shkrirjen shtet-parti-krim, kapjen politike të drejtësisë dhe rrezikun e një regjimi narko-autoritar. Reagimi i plotë: Narkoshteti i drejtuar nga Edi Rama merr goditjen e radhës, këtë herë direkt nga zemra e botës perëndimore, nga Ëashington DC. Në forumin vjetor të IDU (International Democracy Union), Aleancës Globale të Qendrës së Djathtë, organizatë ku bën pjesë dhe Partia Republikane Amerikane, Konservatorët Britanikë, Kristian Demokratët Gjermanë të CDU, etj., Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Republikane paraqitën një rezolutë mbi Shqipërinë e cila u miratua unanimisht nga të gjithë forcat politike...