Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, zbuloi ekskluzivisht në “Terminal” me Aurora Sulçen në A2 CNN, se me lëvizjen që ka ndërmarrë synon rizgjimin e forcës së tij politike. “Dhe besoj se kjo ka ndodhur. E ka realizuar qëllimin ky format. PD sot është më aktive, më e zgjuar, është më shumë prezente në media dhe pa diskutim një ndryshim ku disa kritere duhet të përcaktohen, se si avancohet karriera në PD. Nëse janë primaret, apo votat, çfarëdolloj kriteri të vendoset”, tha Salianji. Sipas tij, ajo që është më e rëndësishme është një pakënaqësi për shkak të neglizhencës apo braktisjes së demokratëve nga drejtues të caktuar në zona të caktuara. “Janë qindra dhe mijëra demokratë që mendojnë si unë që PD duhet të ripërtërihet”, shtoi ai....