Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pas raketave dhe avionëve, Italia blenë armë amerikane me vlerë 2.2 miliardë euro
Qytetërimi evropian mund të jetë “në rrezik zhdukjeje”, siç thuhet në dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, të publikuar nga Shtëpia e Bardhë të premten, më 5 dhjetor, por industria ushtarake amerikane po rrit biznesin e saj me vendet evropiane. Italia është njëra prej tyre. Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar shitjen e mundshme të 100 raketave ajër-sipërfaqe të tipit JASSM qeverisë italiane, me vlerë 301 milionë dollarë (rreth 258 milionë euro), njoftoi Departamenti i Shtetit më 5 dhjetor. Raketat mund të montohen edhe në avionët F-35 dhe synojnë të rrisin aftësitë mbrojtëse të Italisë për të përballuar kërcënime aktuale dhe të ardhshme, pa ndryshuar ekuilibrin e fuqisë në rajon. Departamenti i Shtetit thekson se raketat do t’u caktohen vetëm forcave të armatosura italiane dhe nuk...