Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Daily Mail artikull për Dorian Pukën: Nga ‘Influenceri’ i Krimit në Britani te turpi i familjes në Shqipëri
DORIAN PUKA BRITANI E MADHE- Daily Mail ka kushtuar një artikull të gjatë Dorian Pukës dhe familjes së tij. Këtë herë, gazeta e njohur britanike është fokusuar tek jeta luksoze e të riut shqiptar, i cili vazhdon të sfidojë autoritetet britanike. Në një pjesë të artikullit shkruhet se pasuritë që Puka ka fituar në mënyra të paligjshme, përfshirë Lamborghini-n, orët Rolex dhe pushimet e shtrenjta në hotelet më luksoze të Londrës, i ka shfaqur shpesh herë në Instagram dhe TikTok, duke krijuar një imazh të jetës së jashtëzakonshme që tërheq mijëra ndjekës. Mirëpo, Mail shkruan edhe për realitetin e hidhur të familjes së tij, duke theksuar se prindërit e Dorianit, Leke dhe Gentjana Puka, janë dy mësues të respektuar në qytetin e Laçit. Artikulli thekson...