Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi u sulmua për vdekje nga qeni i familjes, një pitbull. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në fshatin Agios Leontas. Vogëlushi u sulmua brutalisht nga qeni, ndërsa ndodhej vetëm në oborrin e shtëpisë. “Vajza ime më thirri dhe unë vrapova. Kjo është e gjitha që mbaj mend… djali im i vogël iku,” rrëfeu babai i tij për televizionin “Alpha”, me zërin që i dridhej nga dhimbja. Çifti shqiptar kishte dalë për të blerë disa furnizime dhe, sipas raportimeve, djali i vogël u afrua te pema ku ishte lidhur qeni. Kafsha e sulmoi papritur, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup. “Qeni ishte endacak, e...