SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas do të diskutojnë të shtunën në Majami të Shteteve të Bashkuara në të tretën ditë me radhë se si të përfundohet lufta në Ukrainë. Megjithatë, ata e kanë pranuar njëzëri se “përparimi i vërtetë” varet nga dëshira e Moskës për t’i dhënë fund luftës. “Të dyja palët janë pajtuar që përparimi i vërtetë drejt arritjes së ndonjë marrëveshjeje varet nga gatishmëria e Rusisë për të treguar përkushtim serioz për paqe afatgjatë, përfshirë hapat drejt shtensionimit dhe ndaljen e vrasjeve”, është thënë në një përmbledhje të publikuar nga autoritetet amerikane më 5 dhjetor. Këto thirrje janë bërë nga i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff dhe Rustem Umerov, udhëheqës i delegacionit ukrainas në negociata, pas dy ditëve diskutime, të cilat janë...