Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Elon Musk sulmoi ashpër Bashkimin Evropian pas vendimit për ta gjobitur platformën e tij X me 120 milionë euro, duke deklaruar se “BE-ja duhet të shfuqizohet dhe sovraniteti t’u kthehet vendeve individuale, në mënyrë që qeveritë të mund të përfaqësojnë më mirë qytetarët e tyre”. Komenti u publikua në X vetëm pak orë pas shpalljes së sanksionit. Gjoba e vendosur nga Komisioni Evropian vjen pas gati dy vitesh hetimesh lidhur me shkeljet e dyshuara të Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA), një rregullore e re e BE-së që synon të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë e platformave të mëdha online, sidomos për përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme. Sipas Brukselit, X ka dështuar të respektojë detyrimet ligjore për transparencë, raportim dhe verifikim të burimeve. Gjoba është e...