Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ndizen dritat e festave në Durrës, qindra qytetarë dhe fëmijë i bashkohen ceremonisë së përvitshme
Durrësi u shndërrua këtë të shtunë në një panoramë drite dhe hareje, teksa qyteti ndezi dritat festive që do të ndriçojnë çdo cep gjatë ditëve të ardhshme. Në një ceremoni emocionuese të mbajtur në sheshin kryesor të qytetit, qindra qytetarë mes tyre edhe fëmijë u mblodhën për të ndarë së bashku momentin magjik të fillimit të festimeve.