Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë. 400 familje në alarm, kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia Sarandë. Banorët e fshatit Berdenesh raportojnë se prej ditës së përmbytjeve, furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë pothuajse plotësisht. Sipas tyre, që prej asaj dite uji ka ardhur vetëm dy herë nga 40 minuta, ndërsa rreth 400 familje kanë mbetur pa asnjë zgjidhje. Banorët thonë për Saranda Web se paguajnë rregullisht taksat dhe detyrimet për shërbimin e ujësjellësit, por megjithatë prej datës 21 të muajit nuk kanë asnjë furnizim. “Kemi që ditën e përmbytjeve në Berdenesh që nuk na vjen uji. Vetëm dy herë ka ardhur nga 40 minuta. Ne jemi rreth 400 familje, i paguajmë taksat rregullisht,...