Veliaj u njoh me dosjen, reagojnë avokatët e kryebashkiakut: E pavërtetë, materiali është voluminoz, na duhet më shumë kohë

Veliaj u njoh me dosjen, reagojnë avokatët e kryebashkiakut: E pavërtetë, materiali është voluminoz, na duhet më shumë kohë

Erion Veliaj TIRANË- Mbrojtja e kryebashkiakut Erion Veliaj, ka reaguar ndaj njoftimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) se ai është njohur me aktet e dosjes në ngarkim të tij, duke e cilësuar këtë informacion si të pavërtetë. Në një deklaratë për mediat, avokatët e Veliajt theksuan se procesi gjyqësor nuk mund të vijojë pa i garantuar atij dhe mbrojtësve të tij mundësinë për një njohje të plotë dhe efektive të materialeve të çështjes. Në reagimin e tyre, ata nënvizuan se dosja përmban rreth 60,000 faqe, përfshirë analiza financiare dhe transkriptime audio, të cilat kërkojnë një kohë të konsiderueshme për shqyrtim. Sipas tyre, është e pamundur për një avokat që të shqyrtojë të gjithë këtë material brenda afateve të ofruara, dhe për këtë arsye kërkohet kohë...