‘PD duhet të ndryshojë strukturën’, Paloka flet për opozitarë “të joshur” nga Rama: Emrat do i them kur…

‘PD duhet të ndryshojë strukturën’, Paloka flet për opozitarë “të joshur” nga Rama: Emrat do i them kur…

I ftuar në një emision televiziv, Edi Paloka shigjetoi disa opozitarë që kanë ikur nga opozita dhe i janë bashkuar Ramës, ndërsa nuk përdori emra.Ai tha se brenda PD-së nuk ka krizë përfaqësimi, por duhet ndryshim i strukturës dhe skemës organizuese. “PD është prej 12 vitesh gati të marrë pushtetin por jemi në një opozitë të imponuar. Kur them nuk jemi në situatën më të mirë, e kam fjalën pikërisht për faktin që jemi në opozitë të imponuar nga pushteti diktaturë, që bën represion. Nën këtë diktaturë për 12 vite nuk është e lehtë, ndaj jemi në këtë situatë sot.Mjafton të shohim strukturat, mijëra anëtarë të PD janë larguar fare nga Shqipëria, një pjesë nga dëshpërimi dhe lodhja largohen , dalin anash, opozita është e...