Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
Fier – Ndezja e Pemës së Krishtlindjeve sjell atmosferë magjike në sheshin qendror
Atmosfera festive ka pushtuar sheshin qendror të Fierit mbrëmjen e sotme, ku u ndezën dritat e Pemës së Krishtlindjeve në një ceremoni të mbushur me emocion, gëzim dhe pjesëmarrje të madhe qytetare.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Në qendër të festës ishin fëmijët e shkollave të qytetit, të cilët me veshjet e tyre festive dhe entuziazmin e pafund i dhanë ngjyrë dhe gjallëri këtij momenti të veçantë. Të pranishmit u mrekulluan nga këngët, vallëzimet dhe energjia e vogëlushëve, duke e shndërruar sheshin në një skenë të vërtetë festimesh. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ” Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, mbajti fjalën hapëse, ku theksoi rëndësinë e bashkimit të komunitetit dhe shpërndarjes së gëzimit gjatë ditëve të festave të fundvitit.Reklama...