Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

Belgjika dhe Danimarka janë dy shtetet që në 2026 do të hapin selitë e tyre të ambasadave në Tiranë. Ministri i Punëve të Jashtme të Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen ka informuar Komitetin e Politikës së Jashtme se Danimarka do të hapë ambasada të reja në Argjentinë dhe Shqipëri në vitin 2026. Ministri danez për Punët e Jashtme, theksoi se hapja e ambasadës në Tiranë do të mundësojë mbështetjen e aspiratave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe forcimin e qëndrueshmërisë së vendit, përfshirë mbrojtjen nga ndikime të dëmshme të jashtme. Vendimi i Danimarkës reflekton edhe ambicien për të ndërtuar partneritete të reja në rajon dhe për të forcuar bashkëpunimin politik dhe ekonomik me Shqipërinë. Ndërkohë në nëntor edhe Belgjika ka njoftuar se do të hapë ambasadën...