Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kritikat e SHBA ndaj BE-së, Kallas: Evropa ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë
“Ka shumë kritika, por besoj se disa prej tyre janë të vërteta: nëse shikon Evropën, vëren se ajo e ka nënvlerësuar fuqinë e vet ndaj Rusisë”. Kështu u shpreh Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme, Kaja Kallas, duke komentuar strategjinë e re të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, gjatë një fjalimi në Forumin e Dohas. “Duhet të kemi më shumë besim te vetja”, tha ajo, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara mbeten aleati ynë më i madh”. “Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë dakord për disa çështje, por besoj se parimi i përgjithshëm mbetet i vlefshëm. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar”, shtoi Kallas. Deklaratën, Kallas e dha nga Doha ku mori pjesë në një...