Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
I premtoi dashuri, por e prostituoi/ E reja arrin të arratiset nga tutori në Selanik dhe zbulon rrjetin kriminal në polici
Tre anëtarë të një rrjeti trafikimi seksual që shfrytëzonte vajza të mitura bullgare dhe rumune në Selanik do të qëndrojnë në burg, pasi Gjykata Supreme e Greqisë rrëzoi apelimet e tyre. Rrjeti u zbulua pasi një e mitur bullgare arriti të arratisej nga një apartament ku mbahej e mbyllur dhe raportoi ngjarjen në polici. Sipas dëshmisë së saj, vajza ishte mashtruar nga partneri, i cili e kishte çuar nga Italia në Greqi me premtimin për punë, por më pas e kishte dorëzuar te shfrytëzues që e detyronin të ushtronte prostitucion nën dhunë dhe kërcënime. Ajo shfrytëzohej çdo ditë nga klientë të ndryshëm, ndërsa paratë i merrnin organizatorët e rrjetit. Trafikantët planifikonin ta dërgonin më tej në Gjermani për vazhdimin e shfrytëzimit, por e mitura arriti...