Avokatët e Veliajt: E drejta për t’u njohur plotësisht me aktet, kusht themelor për mbrojtje efektive

Avokatët e Veliajt: E drejta për t’u njohur plotësisht me aktet, kusht themelor për mbrojtje efektive

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj u janë përgjigjur SPAK duke bërë të ditur se klienti i tyre ende nuk ka në dorë asnjë provë të dosjes hetimore, çka vështirëson një proces të drejtë. DEKLARATË PËR SHTYP e mbrojtjes së z. Erion Veliaj Në përgjigje të njoftimit të SPAK datë 05.12.2025 Mbrojtësit ligjorë të z. Erion Veliaj vlerësojnë të nevojshëm sqarimin e disa elementeve proceduralë, që janë thelbësore për publikun dhe për garantimin e një procesi gjyqësor të drejtë. Kjo deklaratë synon të qartësojë rrethanat konkrete që lidhen me njohjen e akteve dhe ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për përgatitjen e mbrojtjes. 1. Mbrojtja e z. Veliaj ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se e drejta për t’u njohur plotësisht me aktet është kusht themelor...