Vokshi dhe Mediu në IDU: Disa në Bruksel na shohin si anti-europianë pse punësuam në fushatë menaxherin e Trumpit

Vokshi dhe Mediu në IDU: Disa në Bruksel na shohin si anti-europianë pse punësuam në fushatë menaxherin e Trumpit

Deputetja e PD-së Albana Vokshi dhe deputeti, njëkohësisht kryetari i PR-së, Fatmir Mediu gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ndërkombëtar Demokrat (IDU) mbajtur në Uashington, kanë denoncuar situatën e rëndë politike dhe të lirive në Shqipëri. Në fjalën e saj, deputetja Vokshi, e përshkroi situatën e rëndë dhe krizën e thellë të demokracisë në të cilën ndodhet Shqipëria. Ajo ka përshkruar me fakte mënyrën se si vendi është zhytur në një autokraci elektorale, ku zgjedhjet manipulohen sistematikisht, institucionet kapen nga një qeveri e kontrolluar nga një njeri i vetëm, ndërsa media dhe opozita shtypen përmes presionit politik dhe veprimit selektiv të drejtësisë. Vokshi ka paralajmëruar se Shqipëria është shndërruar nga qeveria e Edi Ramës si një vend i favorshëm për...