Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
SHBA: Europa rrezikon “asgjësimin”! Dokumenti i Trump zemëron anëtarët e BE-së
Administrata e Donald Trump ka publikuar dokumentin e saj të politikës së jashtme ndaj Evropës, duke paralajmëruar se kontinenti përballet me “mundësinë e asgjësimit kulturor”. Në dokument thuhet se Uashingtoni do të mbështesë partitë “patriotike” që luftojnë kundër emigracionit dhe në favor të nacionalizmit. Dokumenti i ri prej 33 faqesh i strategjisë së sigurisë kombëtare përshkruan një Evropë të dobësuar nga politikat e emigracionit dhe sugjeron që “qëllimi i Amerikës duhet të jetë të ndihmojë Evropën të korrigjojë kursin e saj në dekadat e ardhshme”. Administrata Trump flet për “kultivimin e rezistencës” në favor të partive të tilla si “Reform UK” në Britani dhe “AfD” në Gjermani, një parti që është etiketuar si ekstremiste nga shërbimet e inteligjencës gjermane. Dokumenti e pranon se qeveritë europiane...