Vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht 300 kriminelë në Angli. Mediat: Kaos në menaxhimin e burgjeve

Vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht 300 kriminelë në Angli. Mediat: Kaos në menaxhimin e burgjeve

Çdo dy ditë, një i burgosur po lirohet gabimisht sipas mediave në Angli. Daily Mail pretendon se ka analizuar me kujdes të dhënat dhe ka dalë në përfundimin se që kur Keir Starmer mori pushtetin 18 muaj më parë, 302 të burgosur janë lënë të lirë në këtë mënyrë. Autorë të krimeve të dhunshme dhe atyre me sfond seksual, po lirohen bashkë me hajdutët dhe mashtruesit, thuhet në shkrim. Sekretari britanik i Drejtësisë David Lammy pohoi një ditë më parë se gjatë muajit të kaluar, burgjet liruan aksidentalisht edhe 12 të dënuar, dy prej të cilëve mbeten në arrati. Robert Jenrick që në një qeverie hije të opozitës do të ishte sekretar drejtësie, e quajti situatën një “kaos total”.  HMP Pentonville, një burg i kategorisë...