Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Iriqët në mjegull/ Mbrojtja e re e pazakonshme e Ukrainës
Siç shihet edhe në fotografinë më poshtë, një tank i mbushur me tela të fortë metalikë është një prej pamjeve më shpjeguese se çka po përdor ushtria ukrainase për t’i luftuar forcat pushtuese ruse prej vjeshtës së këtij viti. Mbrojtja e re raportohet të jetë krijuar përmes kabllove të çelikut të prera në gjatësi të njëjtë, që më pas janë shpëlarë në fije të veçanta teli. Në fund, telat me gjemba janë fiksuar në tanke apo makina tjera ushtarake. Të dyja palët në konfliktin në Ukrainë kanë tentuar t’i shmangin sulmet me dronë përmes kësaj mbrojtjeje që njihet edhe si “blindim në formë iriqi”. Iryna Rybakova, zyrtare për media e Brigadës së 93-të të Mekanizuar të Ukrainës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se...