Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Zgjedhjet te Stomatologët, Unioni reagon: Lajme të rreme, organet drejtuese janë zgjedhur në 2025
Kronikë E Shtunë, 6 Dhjetor 2025 15:03 Unioni i Stomatologëve Shqiptarë (USSH) ka reaguar zyrtarisht duke përgënjeshtruar lajmet e qarkulluara në disa portale online në lidhje me zgjedhjen e një presidenti të ri në krye të këtij institucioni. Përmes një deklarate për mediat, USSH i ka cilësuar këto raportime si të pavërteta dhe me qëllim dezinformimin e opinionit publik, si dhe çorientimin e komunitetit të stomatologëve dhe ndihmësstomatologëve në vend. Në sqarimin e tij, Unioni thekson se procesi i ligjshëm zgjedhor për organet drejtuese, përfshirë postet e Presidentit dhe Zëvendëspresidentit për mandatin e ardhshëm 2025-2030, është përmbyllur me sukses që në datën 16 prill 2025. Sipas njoftimit, këto zgjedhje nuk janë kontestuar në asnjë organ gjyqësor dhe kanë marrë njohjen e plotë nga të gjitha...