Tragjedi në Zakynthos, pit bulli i familjes i merr jetën fëmijës 18-muajsh

Tragjedi në Zakynthos, pit bulli i familjes i merr jetën fëmijës 18-muajsh

Kronikë E Shtunë, 6 Dhjetor 2025 15:07 Një tragjedi ka ndodhur në Agios Leontas të Zakynthos, ku një fëmijë vetëm 18 muajsh ka humbur jetën pas një sulmi nga qeni i familjes, i racës pit bull. Ngjarja e rëndë u regjistrua kur vogëlushi ndodhej në oborrin e banesës së tij. Sipas informacioneve, qeni sulmoi papritur fëmijën, duke i shkaktuar plagë fatale. Prindërit, të alarmuar, lajmëruan menjëherë ndihmën e shpejtë rreth orës 13:00, por përpjekjet ishin të kota. Fëmija mbërriti pa shenja jete në spital. Familja, e përbërë nga babai me origjinë shqiptare dhe nëna britanike, ishte rezidente prej vitesh në ishullin grek. Komuniteti lokal është thellësisht i tronditur nga ngjarja. Autoritetet lokale kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur rrethanat e sakta të...