Plas në Turqi, prokuroria e Stambollit lëshon 46 urdhër arreste, të përfshirë lojtarë të Fenerbahçe dhe Gallatasaray

Plas në Turqi, prokuroria e Stambollit lëshon 46 urdhër arreste, të përfshirë lojtarë të Fenerbahçe dhe Gallatasaray

Nuk është hera e parë që futbolli turk është i përfshirë në skandale të ndryshme, që lidhen kryesisht me bastet dhe ndikimin e tyre në lojën e futbollit, por duket se këtë here situatë duket se ka marrë përmasa edhe më të mëdha. Prokuroria e Stambollit ka lëshuar një sërë urdhër-arrestesh për dhjetëra lojtarë futbolli dhe zyrtarë në lidhje me skandalin e basteve që ka tronditur Turqinë. Midis të arrestuarve gjatë bastisjes policore të mëngjesit të së premtes ishin mesfushori i Fenerbahçes, Mert Hakan Yandas, dhe mbrojtësi i Galatasarajit, Metehan Baltaci. Sipas agjencisë së lajmeve DHA, u arrestuan gjithashtu ish-gjyqtari dhe komentatori Ahmet Cakar dhe gjyqtari aktual Zorbay Kucuk. Federata Turke e Futbollit njoftoi në tetor se kishte nisur një hetim ndaj mbi 150 gjyqtarëve...