Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Narkoshteti po shkatërron Shqipërinë”/ Rritja e çmimeve Berisha: Ekonomia në rënie, e goditur nga paratë e drogës
Në daljen e tij për mediat, kreu i PD Sali Berisha ngriti shqetësimin për rritjen e çmimeve. Gjithashtu Berisha theksoi se keqqeverisja, bashkëpunimi me krimin dhe drogën, po e shkatërron Shqipërinë, ndërsa shtoi se ekonomia është në rënie të lirë. “Për herë të parë në histori vdekjet dominojnë mbi lindjet. Ato tregojnë se kemi tregues të lindshmërisë më të ulët në botë. E goditur nga paratë e drogës, ekonomia shqiptare është në rënie të lirë. Sipas statistikave, për herë të parë ekonomia kontribuon vetëm me 49 % në rritjen ekonomike. Sipas këtyre statistikave, në rritjen ekonomike, kontributin e ka shteti, të ardhurat kryesore nuk vijnë nga prodhimi, por nga taksat neto. Rënia e euros shtrenjtoi turizmin në Shqipëri. Narkoshteti është ai faktor që po shkatërron...