‘Qeveria do të ngrejë 20 qendra të reja për emigrantë’, Shehu: Emigracioni po përdoret për përfitime pushteti të Ramës

‘Qeveria do të ngrejë 20 qendra të reja për emigrantë’, Shehu: Emigracioni po përdoret për përfitime pushteti të Ramës

Një projektvendim i qeverisë për ngritjen e qendrave të reja për emigrantët ka ndezur debate, duke u cilësuar si një “veprim djallëzor” dhe një hap i rrezikshëm që cenon sigurinë kombëtare dhe interesat e qytetarëve. Plani, i cili parashikon shndërrimin e objekteve publike, si spitali i Përmetit dhe ndërtesa në Memaliaj, në qendra akomodimi, konsiderohet si një përpjekje për të përgatitur opinionin publik për hapa me pasoja të rënda për vendin. Deputeti i PD, Tritan Shehu, në intervistën e mesditës në Syri TV, deklaroi se këto vendime të qeverisë lidhur me menaxhimin e emigracionit janë “veprime djallëzore” dhe të rrezikshme për interesat kombëtare të Shqipërisë. Ai u shpreh se këto politika po shkaktojnë pasoja serioze për sigurinë dhe stabilitetin e vendit, duke kritikuar ashpër mungesën e...