Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
I dënuar me 25 vite, ndërron jetë i burgosuri Shpëtim Çeliku! Në 2012 masakroi gruan shtatzënë, krimi horror që tronditi Vlorën
shpetim Çeliku SHKODËR- Shpëtim Çeliku, i dënuar me 25 vite burg në një prej burgjeve të sigurisë së lartë ka ndërruar jetë si pasojë e e arrestit kardiorespirator. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i dënuari ka ndërruar jetë në Reanimacionin Qendror të Spitalit "Nënë Tereza", ku ishte trasferuar për shkak të problemeve shëndetësore. Çeliku ishte i dënuar 25 vite burg nga Gjykata e Vlorës për vrasjen e gruas me foshnjën në bark, ngjarje e ndodhur më datë 9 dhjetor të vitit 2012 në Orikum. Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj. Njoftimi: Shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror të QSUNT, ku ishte...