Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit të policisë, i moshuari tentoi të vriste gruan e tij duke e goditur me shkop druri në kokë. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të rendit, dhuna u ndal para se të shkaktonte pasoja më të rënda. Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja pësoi dëmtime serioze fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshm