Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar në Tiranë. Në fjalën e tij, Sejko theksoi rolin vendimtar të transformimit digjital për ekonomitë moderne, duke e cilësuar atë si themelin mbi të cilin do të ngrihen shoqëritë e së ardhmes. “Është kënaqësi e veçantë të jem sot mes jush, në këtë konferencë të rëndësishme ndërkombëtare, e cila bashkon kërkimin akademik me praktikën ekonomike dhe sjell në qendër të vëmendjes një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë: mënyrën se si të ndërtojmë ekonomi inteligjente, elastike dhe të orientuar drejt specializimit inteligjent.” Ai nënvizoi se transformimi teknologjik po zhvillohet me ritme të jashtëzakonshme dhe se vendet kanë nevojë për strategji të reja zhvillimi,...