Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Legjenda: Mbretëresha Teutë u hodh nga shkëmbi për të mos u dorëzuar!
Pas mposhtjes së Kartagjenës në Luftën e Parë Kartagjenase, në vitin 241 para Krishtit, Republika e Romës u shndërrua në një fuqi detare dominuese në Mesdhe. Megjithëkëtë, kontrolli i deteve nga Roma nuk ishte absolut. Në lindje të Italisë, një tjetër fuqi ishte në rritje. Kjo ishte mbretëria ardiane, e udhëhequr nga një fis ilir që nisi të kërcënojë rrugët tregtare të Romës, të cilat përshkonin mespërmes Adriatikun. Në krye të kësaj mbretërie ishte Mbretëresha shumë e zonja, Teuta. Teuta ishte bashkëshortja e Agronit, një mbret në mbretërinë Ardiane. Ishte nën udhëheqjen e Agronit që mbretëria e Ardianëve u bë një forcë për t’u marrë në konsideratë. Sipas shkrimtarit romak, Apiani i Aleksandrisë, Agroni e kishte zgjeruar mbretërinë e tij duke përfshirë një pjesë të...