Romani “Dushkaja” e Jusuf Buxhovit, një vepër brilante letrare…

Romani “Dushkaja” e Jusuf Buxhovit, një vepër brilante letrare…

– Jusuf Buxhovi: “DUSHKAJA”, roman. Botoi “Faik Konica” dhe “Jalifat Publishing”, 2018, faqe 170.Nga Naile DemiriRomani i autorit Jusuf Buxhovi, “Dushkaja”, i ndarë në nëntë kaptina ( e gjithë ngjarja zhvillohet brenda një qarku kohor tepër intensiv: nga ora gjashtë e mbrëmjes e deri në orën pesë të mëngjesit), shfaqet si një rrëfim në vetën e parë, prej nga ndërtohet një vepër letrare brilante dhe e veçante që nuk e kemi pasur në gjuhen shqipe.Në këtë roman, dekada e fundit e shekullit XX -të dhe fillimi i shekullit XXI, në Dushkajën e autorit përplasen e manifestohen sjellje shoqëror të deformuara, ku autori kërkon analizën e shkaqeve të krizës shoqërore, të shoqërisë që i përket, dhe kjo bëhet me anën e një analizë të kategorive filozofike...