Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Suedia në alarm, nëndetëset ruse shfaqen pothuajse çdo javë në Detin Baltik
Marina suedeze po ndeshet “pothuajse çdo javë” me nëndetëse ruse në Detin Baltik, kanë deklaruar autoritetet, ndërsa vendi po përgatitet për një rritje edhe më të madhe të pranisë ushtarake. Kapiten Marko Petkovic tha se Moska po “forcon vazhdimisht” prezencën e saj në rajon, ndërsa identifikimi i mjeteve detare ruse është kthyer në pjesë të përditshme të punës së marinës suedeze. “Është shumë e zakonshme”, u shpreh ai, duke shtuar se numri i rasteve është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Rajoni i Baltikut po përballet gjithashtu me një gamë kërcënimesh në rritje, përfshirë sulme hibride me dronë, sabotim të mundshëm të infrastrukturës nënujore dhe qarkullimin e anijeve të vjetra të naftës nga e ashtuquajtura “flotë hije” ruse. Muajin e kaluar, sekretari britanik i mbrojtjes raportoi...