Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Humbi jetën në burg, Shpëtim Çeliku ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes shtatzënë
Shpëtim Çeliku, i burgosuri që humbi jetën mëngjesin e kësaj të shtune, rezulton i dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi ishte arrestuar më datë 09.12.2012. Çeliku është arrestuar pasi ka vrarë bashkëshorten e tij shtatzënë.Lexo edhe :Related Posts Çifti në vitin 2012, në kohën kur ndodhi ngjarja tragjike, ishin të martuar prej 16 vitesh. Nga martesa e tyre kishin 3 fëmijë. Në atë kohë përkatësisht një djalë 12 vjeç dhe dy vajza 7 dhe 3 vjeç. Ndërkohë që Manushaqja, viktima, ishte në mujan e 6 të shtatzanisë. Priste të sillte në jetë një tjetër djalë.