Zelensky dënon sulmet ruse: Janë të pakuptimta. Objektivi, goditja e miliona civilëve

Zelensky dënon sulmet ruse: Janë të pakuptimta. Objektivi, goditja e miliona civilëve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ashpër pas sulmeve ajrore të Moskës gjatë natës, të cilat i cilësoi “të pakuptimta nga pikëpamja ushtarake”, duke shtuar se “rusët nuk mund të mos e dinin këtë”. Ai tha se goditjet u fokusuan kryesisht te infrastruktura energjetike, me synimin për të lënë pasoja të drejtpërdrejta mbi popullin ukrainas. “Sulme që synojnë të lëndojnë miliona ukrainas. Kanë rënë aq poshtë sa lëshojnë raketa mbi qytete paqësore në Ditën e Shën Nikollës,” deklaroi Zelensky. Sipas tij, situata kërkon rritje të menjëhershme të presionit ndaj Rusisë dhe forcim të mbrojtjes ajrore. “Sanksionet duhet të funksionojnë. Po ashtu edhe mbrojtja jonë ajrore, ndaj duhet të vazhdojë mbështetja për ata që mbrojnë jetën tonë,” theksoi presidenti ukrainas. Top Channel