Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Champions League/ Inter dhe Arsenali në gjysmëfinale, eliminohen Bayerni dhe Reali
Interi ka arritur të sigurojë një vend mes katër më të mirave të Evropës, pasi ka barazuar 2-2 me Bayern Munich në sfidën e kthimit të çerekfinaleve të Champions League. Falë fitores 2-1 në ndeshjen e parë në “San Siro”, zikaltërit kalojnë më tej dhe në gjysmëfinale do të përballen me Barcelonën. Sfida e zhvilluar në “Allianz Arena” ishte e luftuar dhe me ritëm të lartë. Gjermanët kaluan në avantazh në minutën e 52-të me një goditje të saktë të Harry Kane, por Interi reagoi në mënyrë të shkëlqyer. Vetëm gjashtë minuta më pas, Lautaro Martinez barazoi shifrat (58’), ndërsa tre minuta më vonë ishte Pavard që realizoi golin e përmbysjes (61’), pas një tjetër goditje këndi. Në minutën e 76-të, Eric Dier riktheu barazpeshën...